Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian duke e quajtur te ashpër pritjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në union.

Rama tha ne “Euronews Greece” se “marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE nuk kanë ndryshuar“.

Në fakt, ai e krahasoi parashikimin e pranimit të Shqipërisë në BE me vitet që u deshën për të pushtuar Trojën.

“Kështu po zhvillohet Ballkani brenda BE-së” tha Rama, i cili iu drejtua sërish letërsisë duke thënë se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po përballen me botimin e dytë” në pritje të Godosë, duke iu referuar veprës së Samuel Beckett.

Por ai theksoi dhe shprehu vendosmërinë se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të jetë anëtare e BE-së.

“Vërtetë është shumë e lodhshme të provosh dhe të qëndrosh në dhomën e pritjes. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë alternativa të tjera“, tha Rama.

Ai theksoi se “ne duhet të vazhdojmë dhe ndërkohë të bëjmë atë që duhet të bëjmë, për të çuar përpara reformat, për të arritur qëllimin. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjen, sepse ajo që na siguron procesi i integrimit është modernizimi.

Ky modernizim ka të bëjë me ndërtimin e shteteve në këtë rajon që funksionojnë si demokraci, që kanë institucione që shkojnë përtej partive, qeverive dhe marrëdhënieve midis qytetarëve dhe shteteve që janë të sigurta dhe të qëndrueshme” tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re