Kryeministri Edi Rama pritet që gjatë shtatorit të zhvillojë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Mediar greke bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në New York, gjatë zhvillimi të punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të OKB në datat 24-27 shtator.

 

Ndërkohë Selaniku disa ditë më parë ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave me BE, nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

 

Qeveria Mitsotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në Tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave. Në këtë kuadër po punohet njëkohësisht edhe për një takim midis kryeministrit grek Mitsotakis dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev dhe me presidentin turk, Tayyip Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re