Ambasadorja e BE, Luigi Soreca deklaroi se përsa i përket negociatave Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpreson që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim.

Teksa mbajti fjalën në takimin me temë “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, Soreca tha se BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas.

“Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive.

E di që është më e lehtë të flasësh sesa të veprosh dhe këto kërkojnë kohë dhe ndihmë nga ndërkombëtarët, që duhet të bashkëpunojnë me ju. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas.

Kjo është një shumë tepër e rëndësishme, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe ti shërbejë popullit për transparencë.

Ne besojmë se Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat” tha Soreca. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re