Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku u takua të enjten me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

 

Në qendër të diskutimit ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Znj.Tabaku shprehu shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat.

 

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

 

Gjatë takimit znj.Tabaku u shpreh se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit. Ajo përmendi raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

 

Në përfundim të takimit, znj.Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re