Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama kërkoi durimin e Shqipërisë përsa i përket anëtarësimit të BE .

Varhelyi tha se është duke punuar me zyrtarët bullgarë dhe maqedonas për veton e vendosur.

Nisur nga lufta në Ukrainë, komisoneri për zgjerimin u shpreh se duhet të përdoren të gjitha mundësitë për vendosjen e stabilitetit në Ballkan.

Varhelyi: Po në fakt nëse do duhetj të më bindit sepse duke lidhur kryeqyetet e Balllkanit Perëndimor, mendoj që shumë nga kjo punë  është bërë, kur kemi filluar të përpilonim planin e investimeve ekonomike, menduam 290 km për 5 orë, sigurisht që mund të jetë më e shkurtër.

Vizita në Tiranë më dha një mesazh të fortë që plani i investimeve ekonomike ka filluar të funksionojë, ne sot vajtëm në Univeritetin e Tiranës. Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati por ne nuk mund të fillojmë festimet kur na duhet 5 orë kohë mes Shkupit dhe Tiranës, ndaj duam korridorin e vërtetë. Komisioni është I bindur se pa të nuk mund të ketë ndërlidhje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më lejoni ti kthehem disa temave jo të gëzueshme.

Lufta në Ukrainë ramë dakort se duhet të marrë fund. Ne vlerësojmë rolin e rendesishëm që po luan Shqipëria, se ka qenë përkrah nesh.

Dëshiroj të falenderoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama.

Tema tjetër e madhe është kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne duhet patjetër që të përdorim gjithca  që kemi në dorë që të stabilizoj Ballkanin Perëndimor ,se procesi zgjerimit dhe integrimit ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin.

Është e vertët që në këtë proces mund të vendosim stabilitet afatgjatë.

Prandaj nuk mund të jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë në këtë proces. Ne duhet që këtë vendim ta marrim në tyrezë dhe të ecim përpara.

Unë po punoj shumë me miqtë tanë bullgar. E vlerësoj durimin e Shqipërisë, kërkoj akoma durim, që kjo të mbarohet gjatë presidencës franceze.

Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja. Duhet ta mbyllim këtë punë, e më duhet ta mbyllim tani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re