Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të mbërrijë në Athinë për një takim me Nikos Dendias dhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ky udhëtim i Ramës vjen pas vizitës dy ditore në Turqi ku firmosi një sërë marrëveshjesh me presidentin Erdogan.

Gazetari Artur Bibe ka mësuar se Rama po kryen rolin e ndërmjetësit mes Turqisë dhe Greqisë. Në emisionin “Open”, tha se kryeministri do të cojë një mesazh për Athinën dhe Mitsotakis do të vendosë nëse Rama do të jetë në rolin e negociatorit mes dy vendeve apo thjesht një lajmës.

“Ka qenë një pritje madhështore sipas mediave greke vizitën e Ramës në Stamboll. Ata shkruajnë se rrallë herë e ka bërë Erdogan këtë. Ka dhënë edhe mesazhet e saj. Është roli që Rama ka marrë i ftuar apo kërkuar për të pasur këtë rol. Roli i ndërmjetësit në një marrëveshje të mundshme midis Greiqsë dhe Turqisë dhe pozitiviteti që kanë për një ndërhyrje për të shtensjonuar.

Nga një burim në Kryeministrinë greke. Ka vërtetësi. Zoti Rama ka pasur një vizitë pozitive në Ankara dhe vjen në Athinë me një mesazh. Ne do ta quajmë lajmës. Është vetë kryeministri që vendos nëse Rama do të jetë pjesë e lojës në Mesdhe apo thjesht do ta mirëpresë dhe do të marrë mesazhin. Do ta presi në banesën e tij ku do të drekojnë së bashku”, tha Bibe.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re