Neymar Junior është ndalur të flasë për mediet pas fitores që PSG arriti ndaj Starsbourg, falë një perle të tij. Braziliani preku më shumë vërshëllimat e tifozëve dhe gjithçka ndodhi në merkaton e verës.

“Unë i kuptoj tifozët dhe e di se ishte e vështirë për ta. Por për momentin jam lojtar i PSG.

Nuk kam asnjë mesazh për tifozët, jam mësuar të më vërshëllejnë në karrierën time.

Këtë herë, do të luaj çdo ndeshje si të isha në fushë kundërshtare.

Është e turpshme, unë nuk kam asgjë kundër tifozëve… Të gjithë e dinë se unë doja të largohesha.

E them dhe e përsëris këtë. Nuk dua të hyj në detaje, kam kthyer faqe.

Jam lojtar i PSG-së dhe tani do të jap gjithçka në fushë”, tha braziliani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re