Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sekuestrimin e gjashtë llogarive bankare të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

Sipas vendimit të GJKKO, Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 63 mijë euro, 2.7 milion lekë, 29 mijë dollarë, 62 mijë euro, 45 mijë dollarë, 26 mijë euro.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë nga: GJYQTARE: IRENA GJOKA

Asistuar nga sekretare seance Bora TOTOLAKU, sot në datë 20.10.2023, mori në shqyrtim, në dhomë këshillimi, kërkesën penale Nr.410 Regjistri, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës, nga prokurorja Enkeleda Millonai.

OBJEKTI: 1. Vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet si vijon:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Bankës Union në monedhën euro me nr. 11339896465… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë Bankare pranë OTP Bank në monedhën lek me nr. 0000002758… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi:

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën USD me nr. 402018351… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi:

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën Euro me nr. 40201835… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën Euro me nr. 40201838… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare në monedhën Euro me nr. 403592…, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re