Skip to content

Nën akuzë për mashtrim, arrestohet 32-vjeçari në Berat, një tjetër në pranga pasi dhunoi fizikisht nënën e tij

policia berat

BERAT

Dy persona janë arrestuar në Berat me akuza të ndryshme. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Drenovic, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar urdhrin e ekzekutimit me vendimin “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasi A. Z. u dërgua në DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.