Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se vizita zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.
Ndërkohë pak më parë ka mbërritur në Vlorë një tjetër delegacion në qytet, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.
