Ish deputeti demokrat Myslym Murrizi ditën e sotme u vu nën hetim ditën e sotme pas akuzave të bëra ndaj tij se ky i fundit kishte fshehur 60 mijë euro gjatë kohës kur kishte qenë deputet.

Në një prononcim direkt për studion e Fax News, Murrizi tha se këto akuza ishin të pabaza për shkak se nëse do të kishte dicka të tillë, atëherë nuk do të ishte e mundur që ky i fundit të ushtronte mandatin e deputetit.

Sa i përket akuzave se ish deputeti kishte qenë i dënuar, Murrizi u përgjigj duke thënë se do të ngrinte një padi ndaj atyre që e kishin përhapur një shpifje të tillë, duke argumentuar se në 2007, gjykata kishte dhënë vendim pafajësie.

Ndër të tjera, Murrizi deklaroi se nuk kishte pasur mundësi që të kishte ndonjë funksion drejtues që do i jepte mundësinë të firmoste për tendera, pastrim parash apo për fshehje të shumave të parave, të cilat ish deputeti tha se i kishte të deklaruara rregullisht në mënyrë ligjore.

Murrizi: Nëse do kisha pasuri të mohuar do të më kishin kthyer ata mbrapsht deklarimin dhe do kërkonin shpjegime. Nëse do gjykonin se kisha bërë dosje penale duhet ta kishin dërguar dosjen time në prokurori. Së dyti nuk jam administrator në firmën Murrizi pork am pasur 50% të aksioneve. Vëllai im është mësues, ndërsa ai me të cilin bashkëpunoj është kushëriri im. Së dyti deputeti është subjekt i gjykatës së lartë të atëhershme nëse do kishin cështje ndaj meje. Myslym Murrizi nga dhjetori i 90-tës nuk ka ushtruar funksione publike ku mund të ketë të drejtën e firmës. Po ashtu nuk kam marrë pjesë në asnjë tender publik.

Kjo polici që nga data 10 shtator kur kam dorëzuar mandatin kaq shumë e ngjeshur paska qenë që është marrë me pasurinë e Murrizit që nuk ka ushtruar funksione drejtuese dhe nuk ka ardhur në politikë nga Holanda apo Franca.

Para se t’ja cojnë medias, anëtari i sojit të atij polici që me një rrogë 600 mijë lekëshe ka shkolluar vajzën në Francë. I ftoj të gjithë organet të hetojë cdo gjë që duan. Murrizi kë do pastrojë? Se Rama me Bashën i kanë lavatricet e tyre, bossët dhe kriminelët shkojnë tek ata që kanë pushtet. Unë kam qenë në punën time në biznesin tim privat. Kësaj policie ku u plasin skandale me qindra mijëra euro të vjedhura ku kanë gisht edhe drejtuesit e policisë, se kam edhe dosje për ta. Kam bërë denoncime unë kur isha deputet edhe për call-center-at ku janë ortakë edhe ata.

A jeni pajisur me një avokat mbrojtës?

Murrizi: Jam jashtë dhe jam shumë i qetë. Sapo të vij atje do të bëj një padi ndaj atij polici apo asaj media që shkruan se Myslim Murrizi ka qenë i dënuar. Në 2007 unë kam fituar pafajësinë në cështjen e ngritur ndaj meje, se ndryshe nuk do të kisha pasur mundësi të ushtroja mandatin e deputetit. Nuk mund të quhesh i dënuar nëse nuk do kisha pasur një vendim të prerë gjykate.

Unë mund të akuzohem gjithë ditën sic jam akuzuar tani por unë aty kam qenë prej aq vitesh, bizneset e mia janë të gjitha në rregull, të regjistruara dhe me të gjitha procedurat e rregulla ligjore, nuk kam asgjë për të fshehur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re