Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte (5 janar) në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje.

Me vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Ndërkohë ndaj tij ka nisur një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore Saspak.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re