Ditën e sotme, mjeku Edvin Prifti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.

Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh për korrupsion dhe pastrim parash.

Mjeku do të pyetet si person nën hetim. Siç shihet në video, Prifti është shoqëruar nga avokati i tij, Henrik Ligori.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara./Vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re