Marina Amerikane ka thënë se do të mbajë manovra të mëdha detare në Lindjen e Mesme, së bashku me forcat detare nga Franca, Belgjika dhe Japonia, në mes të tensioneve në rritje të shkaktuara nga programi bërthamor i Iranit.

Manovrat do të mbahen në Detin Arabik dhe Gjirin e Omanit, dhe forcat detare të këtyre katër vendeve do të bashkëpunojnë gjithashtu me forcat detare, raporton AP.

Këto stërvitje ushtarake do të zhvillohen në një kohë kur Irani ka shkelur kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore në 2015 dhe pas vendimit të ish-Presidentit të SHBA Donald Trump për t’u tërhequr nga ajo marrëveshje në 2018.

Presidenti Joe Biden ka shprehur dëshirën për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara në kornizën e kësaj marrëveshje nëse Irani zbaton kufizimet e parashikuara nga ai akt.

Muajin e kaluar, ai urdhëroi sulme ajrore në Siri, në shenjë hakmarrjeje për sulmet e grupeve të armatosura pro-iraniane në shënjestrat e SHBA.

Kështu që ai, si të gjithë paraardhësit e tij, që nga Presidenti Ronald Reagan, ka urdhëruar bombardimin e shënjestrave në vendet e Lindjes së Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re