Skip to content

Nëna dhunon të bijën/ Divjakë, pranga 38 vjeçares

Një 38 vjeçare ka rënë në prangat e bluve të Fierit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe.”