TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi është në qendër të lajmeve rozë për ndarjen nga gruaja dhe lidhjen e tij të re, e cila siç ka njoftuar vetë Gjuzi, e ka njohur në rrjetin social Facebook. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjuzi hedh poshtë lidhjen e tij të re me vajzën brune me të cilën u pa në mbrëmjen e para disa netëve organizuar nga komuniteti LGBTQI, ku Gjuzi mori edhe një medalje mirënjohjeje. Në deklaratën njoftuese, Gjuzi thotë se është e vërtetë që gruaja e ka ndarë, por sipas tij, ende zgjidhja e martesës. Deputeti nuk mohon dashurinë e re, teksa i uron një rrugë të mbarë asaj të vjetrës. “Kujtim GJUZI kurre nuk e ka tradhetuar familjen e tij, ama nese dikush me dergon ne Gjykate per interesa personale pronash apo te tjera qe lidhen me statusin e nje politikani te sinqerte e qe punon per FAMILJE DHE KOMB e ka primare nen zgjedhje te marteses te nzitur prej motrave dhe familjareve drite shkurte une u them”-shkruan Gjuzi. 

Reagimi i plotë i Kujtim Gjuzit:

INFO DEKLARATE NJOFTUESE

Zyra e Deputet Kujtim GJUZI

CEL 068 20 34 007

Kujtim GJUZI eshte deputet i Kuvendit te Republikes se Shqiperise nga data 07.05.2019

Deputet Kujtim GJUZI ka detyrim Ligjor per transparenece te informoje qytetaret Shqiptare, Vouesit, Mediat se ka kete status CIVIL SI ME POSHTE

– I martuar me kater femije tre vasha dhe nje Djale.

– Prej dates 20.02.2019 eshte ne proces zgjedhje MARTESE ne Gjykaten e FAKTIT Tirane Data eshte 24.01.2020 ora 13.30

Ligji i miratuar per Shpifjen i miratuar ne Parlament Me date 18.12.2019 Nuk me detyron te hedh ne gjyq per shpifje disa Portale dhe Gazeta qe SHPIFIN PO PO SHPIFIN DHE TRILLOJNE HISTORI ROZE qe une jam i Dashuruar me Zonjushen qe jemi sebashku ne foto me zotin Agim XHEKA ne nje event GALA ARTI

Qytetare dhe ju te interesuar une ju them se deri tani jam nen presionin e nje Mashtrimi mediatik por une personalisht nuk do te dergoj kurre ne Gjykata edhe ata qe vertet shpifin.

Une pas dergimit ne gjykate nga bashkeshortja e cila meqenese me ka derguar ne kete status mund te quhet ish bashkeshortja normalisht qe kam dike ne zemer dhe kjo gje do te behet e ditur ne momentin tim te respektit te ligjit mbi zgjedhjen e MARTESES

Kujtim GJUZI kurre nuk e ka tradhetuar familjen e tij, ama nese dikush me dergon ne Gjykate per interesa personale pronash apo te tjera qe lidhen me statusin e nje politikani te sinqerte e qe punon per FAMILJE DHE KOMB e ka primare nen zgjedhje te marteses te nzitur prej motrave dhe familjareve drite shkurte une u them:

RRUGE TE MBARE TI ISH BASHKESHORTE DHE NORMALISHT UNE KAM ZGJEDHUR DHE DO TE ZGJEDH PO PO DO TE ZGJEDH ME RINDERTU NJE GJASI TE RE DASHURORE DHE FAMIJARE

ME ZONJUSHEN ANETARE E BORDIT AKADEMIA KONSERVATORE QE ME SHOQERON NE EVENT DHE ESHTE PADREJTESISHT E ALUDUAR ME FOTO TE GAZETES PANORAM DHE DISA PORTALEVENUK KAM ASNJE LIDHE PERVETEM ZYRTARE DHE MIQESORE

ZONJUSHA NE KETE MOMENT PO KONSULTOHET ME AVOKATET DHE DUKET QE DO TE KERKOJE ME KERKESE PADI TENTATIVEN PER PRISHJE IMAZHI TE NJE QYTETAREJE POR EDHE ZYRTARE TE NJE STATUSI QE ZONJUSHA POSEDON

JU FALEMINDERIT D.V Kujtim GJUZI Dt.24.12.2019

Gezuar KRISHT LINDJEN

Dy ditë më parë, Dosja.al ka mësuar se kreu i Partisë Konservatore Shqiptare ka qenë i ftuar special një natë më parë në një event të organizuar nga vetë Ilirjani. Madje ky i fundit e ka nderuar me një medalje deputetin Kujtim Gjuzi, duke hedhur kështu poshtë të gjitha deklaratat e deputetit kundër anëtarëve të këtij komunitetit. Pikërisht gjatë eventit, u zbulua edhe e dashura e re Kujtim Gjzuit, zeshkania që i rrëmbeu zemrën pas divorcit më gruan.

(F.g/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re