Nëna e Alket Muhaj, i vrarë më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës, gjyqtarja Blerta Çibuku për dy autorët, babë e bir Et’hem dhe Dino Muhaj.

Nëna akuzon gjyqtaren se i ka nxjerrë të pafajshëm për armëmbajtje pa leje, duke ngritur dyshime për ndërhyrje.

Ajo tha se gjyqtarja Blerta Çibuku e ka vrarë sërish siç i vranë kriminelët djalin e vetëm.

“Për mbajtjen e armëve zonja Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Po me ça e vrau? Vajti e pa zonja Blerta Çibuku me ça e vranë djalin tim.

Po bën i katërti vit ky, mua si nënë nuk më ka pyetur asnjëherë. Po na thoshin pusho, mos fol.

Më ka vrarë zemrën e një nëne ashtu siç vranë ata kriminelë djalin e vetëm, më ka vrarë dhe Blerta Çibuku. Me ça e vranë ata, me gisht, apo pati ndërhyrje Blerta Çibuku”, tha nëna e viktimës Deko Muhaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re