Nëna e Arjan Shabanaj, kuzhinierit që është zhdukur prej thuajse 12 ditësh në qytetin e Vlorës, ka rrëfyer momentet e fundit me të birin.

Në një lidhje në “Shqipëria Live”, Tefta Shabanaj tregon se i biri mezi kishte pritur që të takonte kryedemoktratin Lulzim Basha dhe se më në fund e kishte realizuar këtë dëshirë.

Ajo rrëfen dhe detaje nga mitingu i Bashës, ku i biri i kishte thënë që të mos futej në turmë sepse do e shtypnin. Më pas ajo thotë se e ka parë duke ikur me turmën dhe kur e ka marrë në telefon më vonë, telefoni është mbyllur, sipas asaj nga persona të tjere dhe jo nga Arjani.

Më tutje, e ëma thotë mes emocionesh që i biri i asaj nuk kishte probleme me asnëj dhe që të gjithë e donin, por ajo ngre dyshime mbi shokët me të cilët u largua i biri pas mitingut.

“Morëm vesh që do vinte Basha në 9 për miting. Nuk erdhi në 9, erdhi në 11. Më tha djali, mami dua ta takoj se s’bën. Arjani u ngrit dhe mori ca kokrra vezë këtu tek dyqani i kryetarit të PD-së së Vlorës, se ka një dyqan këtu ai. Më tha çfarë do ti. Unë ha dhe bukë thatë i thashë po ti. Hëngrëm pastaj iku. Më tha se do ikte më herët se mezi priste të takonte Bashën. I kishte folur. Më lini ore ta takoj tha. Mori një dymishe që kishim në shtëpi dhe iku aty. Në orën 12 mbaroi aktiviteti. E pashë unë po vinte Arjani bashkë me të. Njerëzit s’po më linin të futesha. Por ai u tha është mamaja ime. Nejse më lanë, pastaj hipi Basha në makinë, mbaroi dhe djali më tha mos u fut nëna te turma se do të shtypin njerëzit. Arjanin iku me turmën, e pashë që iku me Lulin.

Me turmën moj motër me turmën. Dhe unë pastaj ika në shtëpi, thashë, po pse Arjani i vogël është. Unë u shtriva. Më vonë, e mora në telefon dhe ma mbylli. Djalit ia mbyllën telefonin, nuk ma mbylli vetë. Vajta takova policinë, ik nëna më thanë. Në orën 2 e 30 shkova në polici, më thanë ik në shtëpi se nesër ka Lulzimi miting në Vlorë dhe pastaj Arjani do të vijë. Pas tre ditëve, më merr polici dhe më pyet a ka ardhur. Ka 11 ditë pa ardhur në shtëpi, pa më marrë në telefon. U thashë atyre të policisë, merrni degën e Vlorës, dua të di në cilën makinë hipi, me kë iku. Dikush më tha që e kishte dëgjuar se do të ikë me shokët në Vlorë. Arjani nuk kishte probleme me asnjë, ishte vëlla me të gjithë. Por, mendoj se përderisa ma mbylli telefonin, kush e di çfarë shokësh kanë qenë ata, ose kanë qenë kriminelë. Dola dhe në Pazar dhe pashë kryetarin e PD-së. më tha çfarë kërkon o nëna Tefta ik se ta gjej unë Arjanin. Unë nuk kisha natë, nuk kisha gjumë. Nuk ikja unë në shtëpi. Kam takuar kryetarin e PD-së së Selenicës, i thashë o Tomi, ma gjej djalin. Jam vëllai më tha, ai s’ma hap telefonin,”– tha Tefta Shabanaj.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb