Martila, jeton në Pogradec me bashkëshortin dy fëmijët. Një prej vogëlushëve është ende foshnje dhe shqetësimi më i madh që përshkron zemrën e kësaj nëne, është frika se një ditë, ajo s’do të mund të kujdeset dot për vogëlushët e saj.

 “Më ka dalë një problem me sytë,  vështirësi në të parë, kisha dhimbje të vazhdueshme. Shoh turbullt dhe sëmundja ishte e rrallë, njëri sy kërkon transplant, tjetri ndërhyrje. Unë frikë kam për veten, por më shumë për fëmijët, se nuk dua…. (qan) kur unë nuk jam e aftë për veten, si do të mundem t’u shërbej fëmijëve të mi. Meraku im më i madh janë ata, që ti rris, ti shoh duke qeshur. Unë do të jem e paaftë t’u shërbej atyre, i bie sikur të jenë jetimë me prindër gjallë.”

“Nuk i kam mundësitë t’i gjej paratë. Unë vetë kam probleme, i kam të dala të dyja këmbët, çaloj… po të jetë në dorën time ne nuk arrijmë, ime shoqe do të verbohet”-tregoi bashkëshorti i Martilës.

Fondacioni Firdeus s’mund të linte Martilën të humbte dritën e syve dhe dy fëmijë pa kujdesin e nënës. Kësisoj, “Firdeus” mori përsipër kostot e analizave e operimit edhe për këtë rast, për t’i plotësuar lutjet familjes nga Pogradeci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re