Të shumta i pati vuajtjet Miriana, nënë e dy fëmijëve jetimë. Të shoqin ia mori sëmundja e rëndë, e brenda 8 muajshe edhe dy familjarë të tjerë. Mbeti pa përkrahje, në një shtëpi të rrënuar me qira, në pamundësi për të rritur Denisën e Eduartin.

Sot Miriana dhe dy fëmijët e saj, u lumturuan falë bamirësisë së madhe të shqiptarëve, me një banesë të re. Denisa e Eduarti nuk do të kenë më nevojë për të qepur këpucë që të nxjerrin të holla për të ndihmuar nënën e tyre.

Miriana nuk do të ketë më nevojë të paguajë qiranë dhe do të mund të shkojë në punë e qetë, duke ditur se dhurata e shqiptarëve është një strehë e ngrohtë dhe e mirë për fëmijët e saj.

Këto janë disa nga pamjet që na mbushin me lot gëzimi… një nënë e vuajtur e dy fëmijë jetimë, më në fund duke buzëqeshur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re