Disa ditë më parë në median britanike u bë prezente lutja e një nëne shqiptare, e cila kërkonte nga autoritetet britanike që të mos ia deportonin të birin në Ruandë, pasi djali i kishte thënë se do të vriste veten nëse dërgohej në Afrikë.

E duket se lutjes së asaj nëne dhe të birit në të 20-tat, i ka buzëqeshur fati. Media britanike bëri me dije këtë të dielë se emigrantët ilegalë që ishin njoftuar për t’u dërguar në Ruanda, do të lirohen javën e ardhshme, pasi t’i vendosen byzylykë elektronikë.

Në mesin e tyre edhe emigranti shqiptar në të 20-tat, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar deportimit në Ruandë.

Emigrantët do të pajisen me byzylykë e më pas do të ndjekin një proces gjyqësor, për të dhënë një adresë se ku do të jetojnë. Home Office, institucioni që ndjek emigrantët, do të shikojë qëndrimin e tyre e më pas lirimin e plotë përgjatë 12 muajve të ardhshëm.

Autoritetet po vijojnë të njoftojnë emigrantët e kapur në varkat e vogla që kanë kaluar përmes kanalit anglez drejt Britanisë.

Media britanike kujton se qeveria atje bëri një marrëveshje me qeverinë e Ruandës në fillim të vitit, që shteti afrikan të pranonte emigrantët që vinin ilegalisht në Britani. Nga atje emigrantët mund të kërkonin azil dhe nëse do ta përfitonin të drejtën, mund të nisnin një jetë të re.

Në prill, qevria britanike njoftoi se do të dërgonte disa emigrantë në Ruandë, si pjesë e një plani 5 vjeçar. ‘Home office’ fitoi një sërë gjyqesh mbi këtë çështje të shumëdebatuar, përfshi këtu me organizata bamirëse për refugjatët, etj.

Por marrëveshja me Ruandën u bllokua papritur (para se të nisej avioni i parë me emigrantë, atje ku ndodhej dhe 20 vjeçari shqiptar së bashku me të tjerë shqiptarë) nga një vendim i dhënë nga Gjykata Europiane e Të drejtave të Njeriut. Një proces i mirfilltë gjyqësor do të nisë më korrik

Ministria e Mbrojtjes në Britani argumentoi se edhe 231 emigrantë të tjerë u kapën të premten, duke e çuar numrin e të ndaluarve në mëse 800, brenda pak ditësh. Përgjatë muajit, më shumë se 2500 emigrantë kanë kaluar përmes kanalit anglez, duke e çuar shifrën totale në mëse 12 mijë emigrantë, më shumë se dyfishi i numrave krahasuar me vitin e mëparshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re