Pak orë pasi një nënë 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë në lumin Tapizë dhe më pas e ka dërguar në morg.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi sot (18 mars), ku 42-vjeçarja Leta Koçi akuzohet për “vrasje të foshnjes”.

42-vjeçarja, sipas policisë rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

LEXO EDHE: “Mendova se e linda të vdekur”- Detaje tronditëse nga ngjarja në Krujë! Zbardhet dëshmia e nënës: E futa në qese dhe…

 

DESHMIA E 42-VJEÇARES 

Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se ‘pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës’.

Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ‘ka lindur e vdekur’ dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

LEXO EDHE: Nëna hodhi foshnjën e sapolindur në lumë/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Nuk e dija që ishte shtatzënë

 

DESHMIA E BURRIT 

42-vjeçarja, e cila është nënë e tre fëmijëve, nuk ka treguar se ishte shtatzënë. Këtë version ka thënë edhe bashkëshorti i saj, i cili para hetuesve ka deklaruar se ‘fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë’.

Po ashtu mesohet se gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në spital, ku është zbuluar se ka qenë shtatzënë.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re