Policia e Korçës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen horror ku një gua futi foshnjen në valixhe pasi e lindi.

 

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

 

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re