Një e moshuar nga Patosi i Fierit është nisur me urgjencë drejt Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes.
Mësohet se 85-vjeçarja ishte në vetëkarantimin dhe pas analizës së bërë të enjten, ajo ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe për këtë arsye u nis tek Spitali Infektiv. Ajo është nëna e një pacienti 61-vjeçar që ndodhet prej disa ditësh në Infektiv.