Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Fier, ku pretendohet se një prej infermierëve ka ngacmuar seksualisht nënën e një fëmije të mitur, teksa kjo e fundit kishte shkuar për një konsultë.

Sipas burimeve të “Ora”, ngjarja është regjistruar fillimisht në 21 tetor 2020 dhe më pas është ripërsëritur sërish në 26 Tetor, ku infermieri i spitalit privat ka ngacmuar seksualisht të renë duke e prekur në vende intime.

Infermieri 30-vjeçar, Afrim Llazi, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, e cila i ka komunikuar akuzën e “Ngacmimit seksual”. Në dosjen e hetimore, tregohet qartë se infermieri, Afrim Llazi, ka kryer veprime të pahijshme, veprime të një “hamshori maniak”.

Prokuroria ka paraqitur pretencën duke kërkuar nga Gjykata dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim. Por i akuzuari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që nëse dënoet, i ulet 1/3 e dënimit.

Por si nisi historia e ngacmimit?

Nëna e re kishte shkuar për t’u interesuar lidhur me disa analiza biologjike që do i bënte vajzës së saj të mitur më 21 tetor 2020. Në këtë takim, infermieri e kishte ngacmuar seksualisht, por e reja nuk i tregoi asgjë askujt. Por kur është paraqitur në datën 26 Tetor, sërish i njëjti infermier, në sallën e konsultimit, i ka nxjerrë organin gjenetial dhe ka filluar ta prekë atë në vendet intime.

Shtetësja B.B, është larguar e tmerruar dhe pasi ka shkuar në shtëpi i ka treguar këtë ngjarje bashkëshortit të saj. Ky i fundit e ka marrë në telefon infermierin duke i kërkuar llogari, por ai ka mohuar gjithçka. Ndaj dhe burrë e grua janë paraqitur në policinë e Fierit, duke kallëzuar penalisht infermierin e spitalit privat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re