TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë, ku ndërroi jetë një nënë e re, ka reaguar edhe materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë. Spitali thotë se e ndjera, M.V, është shtruar në spital më 28 janar dhe nuk ka pasur asnjë patologji shoqërues. Sipas spitalit, lindja e saj ka qenë natyrale dhe nëna  ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Sipas tij, pasi ajo ka qëndruar 48 orë në spital, ku dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm, më pas nëna me dëshirën e saj është larguar nga spitali në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Por, disa ditë më vonë e reja është paraqitur me shqetësime dhe dobësi në spital dhe gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar.

 

Reagimi i Sptalit: 

SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese. Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re