Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa vite të tjera.

Ronaldo aktualisht është me kombëtaren portugeze në Euro 2020 dhe ka shënuar dy herë në fitoren e tyre në ndeshje e parë të grupeve ndaj Hungarisë.

Për të ardhmen e sulmuesit portugez është pyetur edhe nëna e Ronaldos, Mario Dolerers, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet mediave italiane.

Megjithatë, thashethemet kanë sugjeruar që Ronaldo mund të kërkojë të largohet nga Juventusi këtë verë pas përfundimit të Euro 2020.

“Cristiano është në gjendje të mirë, ai do të luajë edhe tre vjet të tjera”, ka thënë Dolores për gazetën italiane Gazzetta dello Sport.

Ndryshe, Ronaldo është lidhur me një kthim të mundshëm në Manchester United ose Real Madrid, ndërsa Paris Saint-Germain është gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re