Një ndër gratë simbol të Srebrenicës, aktive në denoncimin e genocidit serb, është Munira Subashiç, në krye të Lëvizjes së Nënave të Srebrenicës dhe Zhepas.

Në një aktivitet në Stamboll, ajo kujtoi faktin se Turqia e fillimviteve ’90, kur mbi muslimanët e Bosnjës u derdh urrejtja nacionaliste serbe e karakterizuar nga krime monstruoze, nuk ishte kjo që është sot.

“Në vitet ’90, kur po jetonim gjenocidin, Turqia nuk ishte aq e fortë sa të na ndihmonte. Sot ajo është e fortë, sot ajo duhet të na ndihmojë. Për ne nënat në Bosnje vazhdon ende një luftë. Nuk ka vrasje, por ka poshtërim. Kriminelët glorifikohen, gjenocidi mohohet, nënat shahen dhe dikush duhet të qëndrojë pas nesh”, tha Subashiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re