Një fëmijë 5 vjeçar është sulmuar nga një luan mali fare pranë oborrit të shtëpisë së tij, teksa nëna e fëmijës ka ndërhyrë me të dëgjuar të bërtiturat e të birit.

“Fëmija ka nisur të ulërasë dhe klithmat e të birit janë dëgjuar nga nëna që ishte brenda në banesë. Ajo ka dalë me vrap jashtë shtëpisë dhe ka nisur të godasë me shqelma e grushte luanin, derisa ky i fundit ka lëshuar 5 vjeçarin”tha oficeri i departamentit të botës së egër në Kaliforni (SHBA).

Kjo nënë është një heroinë e vërtetë që arriti të shpëtojë të birin, e për këtë nuk ka asnjë diskutim”-shtoi ai.

5 vjeçari po liante në një pemë pranë shtëpisë së tij kur është sulmuar nga kafsha e egër dhe është tërhequr për afro 41 metra zvarrë. Ai kishte marrë lëndime në kokë, qafë dhe pjesën e gjoksit e aktualisht ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Fatmirësisht luani i malit që kishte sulmuar fëmijën ishte ende i vogël në moshë. Autoritetet atje e kanë gjurmuar kafshën dhe e kanë vrarë.

Një sulm i tillë, nuk ishte raportuar që prej 20 vitesh, kjo pasi luanët e malit nuk i sulmojnë njerëzit dhe qëndrojnë larg tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re