Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës, ku 42-vjeçarja Leta Koçi ka hedhur në lumë foshnjën e saj të porsalindur.

Mësohet se 42-vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

42-vjeçarja, e cila është nënë e tre fëmijëve, nuk ka treguar se ishte shtatzënë. Këtë version ka thënë edhe bashkëshorti i saj, i cili para hetuesve ka deklaruar se ‘fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë’.

Pas lindjes, Leta Koçi e ka hedhur foshnjën në lumin e Tapizës. Por gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në spital, ku është zbuluar se ka qenë shtatzënë.

Para hetuesve, Leta Koçi ka deklaruar se ‘foshnja ka lindur e vdekur’ dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por pas disa orëve iu ka rrëfyer ku e ka hedhur të porsalindurin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re