Skip to content

Nëna humbi jetën me djalin 14-vjecar, zbulohet shkaku i zjarrit në Maliq

640 0 68f4e70a59d9d

Nëna bashke me djalin humben jeten e sotme si pasoje e nje zjarri ne banesen e tire ne Maliq.

Ngjarja e rëndë ndodh mesditen e të dielës, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare dhe dërgon në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Zjarri sipas te dhenave paraprake, erdhi si pasojë e asaj që familja e përdorte për kujdes.

Flaket kane shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.