Një nënë është dënuar me tetë vite burg, me akuzën se ka mbytur pesë foshnje të porsalindura të saj dhe i ka fshehur në frigorifer.

Romana Canete, 37-vjeçe, i indi foshnjet e saj në vaskë duke i lënë ato të vdesin në ujë, në shtëpinë e saj në Louchats të Francës.

Një nga dy vajzat e saj adoleshente, gjeti njërën nga foshnjat në një thes që ishte vendosur në frigorifer.

Pasi i tha babait të saj, Juan Carlos, i cili alarmoi policinë, ata gjetën edhe trupat e tjerë.

Sipas BBC, lindjet dhe vdekjet besohet të kenë ndodhur gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe Carlos tha se nuk ishte në dijeni për shtatzënitë.

Zbulimet janë bërë në vitin 2015 dhe Canete i ka kaluar tashmë tre vjet burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re