Ky 23 vjeçar është një futbollist kroat dhe ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij për të dhuruar një pjesë të mëlçisë së tij për nënën. Futbollisti Robert Peric- Komsic shkeli kontratën e tij me ekipin e futbollit në Kroaci pasi kishte një detyrë tepër të rëndësishme, të shpëtonte nënën që prej 13 vitesh vuante nga problemet me mëlçinë.

Shumë njerëz u prekën nga gjesti i bukur i të riut, ndërsa ky i fundit tregoi se bëri atë që normalisht duhet të bënte çdo bir apo vajzë për nënën.

“Jeta e saj ishte në rrezik. Stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh. Në momentin kur pashë që të gjitha opsionet ishin ezauruar, bëra gati valixhet dhe u nisa. Unë bëra atë që besoj unë, çdokush do të bënte. Nëna më dha jetën dhe unë jam këtu t’ja shtoj asaj jetën”-tregoi futbollisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re