Skip to content

Nëna me djalin prej 12 vitesh jetojnë në kasolle në mes të pyllit me zvarranikët dhe kafshët e egra, asnjë ndihmë nga bashkia

kasolle elbasan

Kjo kasolle në mes të pyllit nuk shërben për të sistemuar veglat bujqësore, as për bagëtinë. Prej 12 vjetësh në brendësi të saj jetojnë nënë e birë, të cilët bashkëjetojnë me zvarranikët dhe kafshe të egra. E ndërtuar me dru dhe plasmas, kjo kasolle e gjendet ne fshatin Dertilë anës aksit Elbasan-Gjinar. Pas martesës së dështuar vite me parë 34 vjecarja Alma Derstila ndonëse e sëmurë ka marrë kujdestarinë e djalit. Edhe pse  prindërit i janë bërë krah, nuk ka mundur të sigurojë asgjë vecse këtë strehë. Nëna me lot në sy kërkon që dikush ti hedh sytë nga vajza dhe nipi i saj.

Për 34 vjecaren jeta nuk ka qënë aspak e lehtë. Disa herë ka tentuar ti japë fund jetës, por kanë qënë prindërit që e kanë rikthyer në jetë.  Ajo lutet që të paktën djali i saj të ketë një strehë të ngrohtë, pasi në Derstilë dimri bën i ashpër, lutje e cila pasohet nga vetë i mituri.

Pavarësisht se kanë 12 vite që jetojnë mes pyllit asnjëherë shteti nuk ka kthyer kokën pas  për ta ndihmuar këtë familje në vështirësi. Ndonëse prindërit e Almës kanë trokitur disa herë në dyert e bashkisë përgjigja që kanë marrë ka qënë e njëjtë.

Një familje modeste mes morisë së halleve lëngon dhe shtrin dorën për ndihmë. Cdo gjë rreth tyre është e vjetër, ndërsa frymën e mbajnë me ato pak fruta dhe perime që zona prodhon. (FAXNEWS)

/faxweb