Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët humbën jetën pas një rrjedhje gazi në banesën e tyre.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha i shprehu ngushëllime familjes Tolaj për humbjen e rëndë, ndërsa i uroi shërim vajzës së vogël 8-vjeçare që ndodhet në spital.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re