Një ngjarje tragjike ndodhi pak ditë më parë në një familje nga Fushë-Arrëzi. Dy motra 19 e 16 vjeçe si dhe nëna e tyre, gjetën vdekjen si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Së fundmi është mësuar dhe shkaku, sesi dy vajzat me nënën ndërruan jetë. Një defekt elektrik në lavatriçen e shtëpisë, ka bërë përcjelljen e rrymës elektrike në tualet. Një prej vajzave ka qenë duke u larë dhe e ka zënë korrenti. E motra ka shkuar e më tutje nëna. Të dyja janë goditur po ashtu nga rryma elektrike.

Nëna e ndjerë la pas dy fëmijë të mitur, 12 e 17 vjeç.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka bërë po ashtu një reagim në lidhje me vdekjen e njërës prej vajzave, Sidorelës. Ajo studionte në Durrës dhe ishte një nxënëse e shkëlqyer.

“Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.

Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Mendjet e lutjet tona janë me ta!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski Rektor”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re