“Nëna ime, më ka thënë e mësuar qëkur kam qenë i vogël, që të bëj përherë gjënë e duhur… edhe sikur askush të mos e shohë apo dijë atë. Kjo është arsyeja dhe e dyta, nëse do të humbja unë diçka, do të doja njëlloj që të më kthehej”.

Kështu ka treguar një adoleshent 17 vjeçar, i cili kishte udhëtuar për disa kilometra për të dorëzuar një çantë që e kishte gjetur në një dyqan. I riu i quajtur Adrian Rodrigez kishte parë një dokument identifikimi në çantë dhe ishte nisur për tek adresa e shtëpisë, për të dorëzuar çantën.

Çanta i përkiste një gruaje të quajtur Eliana, e cila kur mësoi për gjestin e të riut, mbeti e habitur dhe vendosi ta shpërndajë historinë për të treguar për gjestin e bukur dhe edukatën që prindërit i kishin dhënë këtij adoleshenti. Gruaja hapi një gofund me për 17 vjeçarin dhe për çudinë e saj, afro 800 njerëz dhuruan donacione të vogla, duke mbledhur një shumë prej 17 mijë dollarësh për të riun.

Rasti u bë viral në median amerikane, ndërsa historia, e përcjellë nga Inside, u shikua nga mëse 12 milionë persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re