Tre fëmijë të mitur janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Angli. The Sun raporton se të miturit, dy djem dhe një vajzë ishin të vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre me origjinë suedeze ndodhej në paraburgim, pasi akuzohet për vrasje. Babai i tre fëmijëve jeton me familjen e tij, ndaj deri më tani autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë nëse babai ka qenë më parë në dijeni të vdekjes sëq fëmijëve dhe nëse ai ka qenë apo jo në banesë ditën e ngjarjes.

Policia, deri më tani nuk ka bërë të ditur asnjë identitet, ndërsa mendohet se trupat e pajetë u gjetën mesditën e kësaj të diele.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet dhe kur policia ka arritur në vendngjarje, ka konstatuar tre viktimat.

Sipas fqinjëve, fëmija më i madh ishte një djalë 8 vjeç, më pas një vajzë 4 vjeç dhe më i vogli, ishte një djalë 6 muaj.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re