BELSH-Nëna e një 10-vjeçari ka denoncuar në polici se djali i saj ishte dhunuar nga mësuesja kujdestare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Kajan, në shkollën 9-vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M.H., akuzoi mësuesen kujdestare, shtetasen me inicialet E.D., se kjo e fundit kishte ushtruar dhunë.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re