Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Librazhdit, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës.

Policia kanë bërë me dije se fëmija i mitur është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime pohojnë për “Panorama”, se nëna e fëmijës, pasi është divorcuar, për herë të tretë, është larguar në drejtim të Elbasanit, ndërsa ka lënë në banesë fëmijën.

Gjatë momentit të largimit të saj, fëmija ka dalë në ballkon duke e kërkuar, dhe më pas ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re