Spitali “Mbretëresha Geraldinë” ka reaguar lidhur me vdekjen e foshnjës disa-ditëshe, me iniciale B.D para pak ditësh në Tiranë.

Në njoftimin për mediat, ata shprehen se nëna e foshnjës nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë këtij materniteti dhe pas lindjes mjekët neonatologë kanë diagnostikuar foshnjën me një anomali kardiake.

Po ashtu ata sqarojnë se diagnoza është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT dhe se janë ndjekur në mënyrë rigoroze protokollet e referimit dhe transferimit.

Njoftimi i plotë:

Spitali “Mbretëresha Geraldinë” reagoi për vdekjen e foshnjës disa ditëshe, me iniciale B.D. Spitali bën me dije se nëna e foshnjës nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë këtij materniteti dhe pas lindjes mjekët neonatologë kanë diagnostikuar foshnjën me një anomali kardiake. Po ashtu materniteti sqaron se diagnoza është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT dhe se janë ndjekur në mënyrë rigoroze protokollet e referimit dhe transferimit.

“Sqarim i ekipit të Shërbimit të Obstetrikës dhe Klinikës së Reanimacionit neonatal pranë SUOGJ” Mbretëresha Geraldinë“
Nisur nga shkrimet e publikuara nga disa media, për humbjen e jetës së foshnjës (9 ditëshe) me inicialet B.D., në QSUT, pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, për shkak të një anomalie kardiake të lindur, ekipi i mjekëve pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke i shprehur edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e jetës së fëmijës së tyre, sqaron opinionin publik, si vijon:

Pacientja me inicialet K.D., ka sjellë në jetë foshnjën e saj në datën 13.08.23 pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kujdesin maksimal të stafit mjekësor dhe infermieror. Sqarojmë se nëna nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë maternitetit tonë. Menjëherë pas lindjes, mjekët neonatologë kanë dyshuar dhe diagnostikuar foshnjën për anomali kardiake të lindur, diagnozë e cila është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT një ditë pas lindjes. Është ndjekur me rigorozitet protokolli i referimit dhe transferimit të foshnjës pranë QSUT për trajtimin e mëtejshëm, si e vetmja Qendër Kombëtare për trajtimin e anomalive kardiake në Shqipëri.
Ekipi i mjekëve pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë“ siguron qytetarët se ka qenë dhe është plotësisht i angazhuar për të garantuar shërbimin mjekësor me profesionalizëm maksimal për çdo grua dhe foshnje që vjen në jetë në këtë maternitet, i cili pret mbi 6000 lindje në vit.

Reanimacioni neonatal i jep shërbim më shumë se 2000 fëmijëve ne vit që vijnë në jetë në spitalin tonë por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, si një prej qendrave referente të reanimacionit neonatal në vend”, thuhet në reagim.

 

Burimi: balkanweb.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re