Skip to content

Nëna u harrua pas valixheve, ia lë djalin një pasagjeri, por treni niset…

Një skenë e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në stacionin hekurudhor të Fiumicinos, në Itali.

Një nënë e cila ishte e zënë me valixhet që duhet të ngjiste në
trenin e nisur për në Roma Termini, i kërkoi një pasagjeri që të mbante
pak djalin e saj, teksa ajo merrte.

Por në pak çaste ndodhi e papritura! Teksa gruaja ishte në tokë,
treni u nis bashkë me djalin e saj të vogël, duke bërë që ajo të
përfshihet nga paniku.

Por pasagjeri të cilit i ishte besuar fëmija, lajmëroi kontrollorin, i cili më tej lajmëroi policinë.

Kështu sapo treni mbërriti në stacionin e Terminit, vogëlushi iu
besua një patrulle policie, e cila u kujdes për të deri sa erdhi e ëma.
Gjithçka u përmbyll me lot gëzimi, pasi fatmirësisht nuk pati probleme
të mëtejshme.