Një rast i ri është konfirmuar këtë të premte në Korçë duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Abc News raporton se rasti i ri është djali i të moshuarës, i konfirmuar me Covid 19 një ditë më parë, e cila dyshohet se e ka marrë infeksionin në QSUT.

Ndër të tjera mësohet se pritet edhe përgjigja e tamponit për familjarët e tjerë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 78 raste duke e çuar në 2192 nga të cilët 49 kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re