Videoja skandaloze e festës nga Priboj, në të cilën dëgjohen këngë për Srebrenicën dhe Vukovarin e ri, si dhe për krimet, të cilën policët e serbë e presin me padurim, është dënuar nga Nënat e Srebrenicës.

Në një postim të tyre në Twitter thuhet:

“Policët në Priboj vetëm dëshmojnë se institucionet serbe i lavdërojnë krimet e luftës, se dëshira për të vrarë është ende e madhe sot. Komuniteti ndërkombëtar hesht për të gjitha këto, ndërsa boshnjakët në Priboj janë të frikësuar, të frikësuar siç ishin në vitet 1990 kur u vranë dhe u dëbuan”, tha shoqata.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha pas videos se boshnjakët do të jenë të mbrojtur dhe të sigurt.

Në anën tjetër, edhe Camil Durakoviç, anëtar i Kuvendit Komunal të Srebrenicës, ka komentuar videon skandaloze.

 “Unë shoh që polici nga Priboj u dërgoi një falje publike boshnjakëve. Megjithatë, një ekstazë e tillë kur këndon ‘këngë të diskutueshme’ nuk shkon me kërkimfaljen e tij. Por këtu… këndimi i tij është shumë më bindës për mua. Përshëndetje nga Srebrenica!“, tha Durakoviç në postimin e tij në Twitter. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re