Ti qe je lodhur dhe kurre nuk ulërite por ruajte balancat ne familje.

Ti qe u bere tabele sulmi nga te gjithe per interesat personale ke ditur si te ulesh gjakrat dhe te sfidosh mendimet negative duke na ulur prane njeri tjetrit perseri.

Ti qe je lindur nga nje nene plot vlera dhe virtyte sot jemi ne hajdutet e vlerave te tua si simbol i krenarise.

Luftove dhe nuk resht se luftuari me butësinë tende per cdo te mire e te drejte ne familje dhe fis.

Ti qe gezove respektin maksimal nga babai im pasi me cdo vlere qe mbart ke ditur ta fitosh ate vleresim.

Ti je krenaria e pafund e imja

/ajsberg.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re