E diela është e nënave me fëmijë, nën 10 vjeç. Kështu ka vendosur kryeministri Edi Rama.

Një ditë pasi rrugët dhe parqet u mbushën me të moshuar të cilët kishin qëndruar të izoluar për 39 ditë, Rama njoftoi dje se sot nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 11:00 të paradites, në rrugët e Tiranës do të dalin nënat me fëmijë në 10 vjeç.

Lexo edhe: Autorizimet e marra përmes postës elektronike për leje-dalje, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Ndërkohë që pjesa tjetër e familjes do të qëndrojë në shtëpi. Rama tha se nënat duhet të jenë pa persona të tjerë në krah për të shmangur kështu grumbullimet.

Në të gjithë Shqipërinë, lëvizja e lirë është kufizuar prej 40 ditësh, që nga identifikimi i dy rasteve të para me Covid-19 në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re