Nëndetësja 105, një pjese e rëndësishme e historisë së marinës shqiptare, tashme bën 60 vjet.
Ky përvjetor mblodhi në bazën e Pashalimanit oficerë të lartë që kanë shërbyer në Brigadën e nëndetëseve të Flotës Luftarake detare.
Në tetor të vitit 1958, nëndetësja 105, ne ate kohe me emër Tufani, nisi lundrimin e pare se bashku me të tjera qe përbenin ne total kater mjetet nënujore të Marinës shqiptare.
Petrit Myftiu, ish komandant dhe pjesëtar i këtij lundrimi, solli kujtimet e tij nga ajo ditë.
Komandanti i forcës detare shqiptare, gjeneral major Ylber Dogjani vlerësoi kontributin e ish ushtarakeve në ndërtimin e Marinës.
Nëndetësja 105, qëndron sot ne bazën e Pashalimanit. Që prej vitit 2015, pas restaurimit, ajo është shpallur monument kulture.
