Gjashtë muaj jetë i ka në këtë botë… ardhja e tij mbushi me gëzim familjen, por një sëmundje e rëndë në zemër po ia rrezikon jetën këtij vogëlushi.

Ky ëngjëll i vogël merr frymë përmes bombulës së oksigjenit. Quhet Eljas dhe është shqiptari jonë i Podujevës. Koha nuk është në favorin e tij… Nëna e Eljasit ka bërë thirrje për ndihmën e shqiptarëve bamirës, pasi mundësitë për të kuruar djalin janë të pakta. Njëlloj si e shoqja, babai i vogëlushit s’mund t’i mbajë dot lotët dhe struket nën duart e tij për të fshehur disi dhimbjen e madhe që e ka kapluar.

“Jeta e tij është në rrezik… gjendjen e ka të keqe, pa oksigjen s’mundet të rrijë asnjë moment. Nga momenti në moment, mund ta humbas djalin. Për mua është një vuajtje shumë e madhe që s’mundem ta përballoj. Operimi kushton 30 mijë euro dhe s’mundemi t’ja dalim. Iu kisha lutur të gjithë shqiptarëve, të më ndihmojnë t’i shpëtoj jetën fëmijës sim.”-thotë nëna e Eljasit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re