Vetëvaret një e re në Losnik të Pogradecit.

 

Një 24-vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

 

Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas.

Trupi është dërguar në morgun e Pogradecit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re