E pranishme në protestën para Bashkisë së Tiranës, nënë Liza, është shprehur se kishte ardhur për të pyetur kryetarin e këtij institucioni se ku e ka Mariglen Qaton dhe drejtorët e tjerë.

Ajo tha se nuk beson më në drejtësi e qeveri, por vetëm në Zot.

Nënë Liza: Erion Veliaj, nuk kam fjetur mbrëmë tërë natën. Kam ardhur të të pyes ku e ke Mariglen Qaton dhe 5 drejtorët? Uroj të shkosh dhe ti pas tyre. E mbaj mend kur erdhi Mariglen Qato, më tha do marrësh ca të marrësh, mos dalshin nga burgu. Se është turp me e thënë.

Ju jeni mësuar, parlament policë, protestë policë, Këtu policë. Kudo policë.

Mos e rretho popullin me policë, hapi dyert se nesër me të marrë, gruan me të marr shtëpinë, me të marrë familjen, del e i vret. Ne s’vramë dot, ju keni pallate boll. Është turp.

Kam ardhur për të uruar që sa më shpejt të shkosh pas tyre. Nuk besoj në qeveri apo njeri në tokë, vetëm zotin.  Këta janë gënjeshtarë, hajdutë, tradhtarë. Ne duam drejtësi, por s’ka më drejtësi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re